Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të zjarrvënies në disa komuna.
Si pasojë e ndezjes së zjarreve nga qytetarët janë djegur rreth 15 hektarë mal dhe bari i thatë, si dhe rreth 50 ari fushë dhe një vresht e pa punuar.
Policia ka njoftuar më tej në lidhje me rastet është konsultuar Prokurori i Shtetit, përcjell Demokracia.com.
Rastet e plota sipas raportit 24-orësh të policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM-Prishtinë, 27.03.2022 – 17:19. Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri një autobus. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
ZJARRVËNIE-Fsh. Obranqë, Podujevë, 27.03.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë djegur rreth 10 hektar pronë bari i thatë. Zjarrin e kanë shuar banorët e fshatit dhe sipas ankuesit një i dyshuar mashkull kosovar e ka ndezur zjarrin. Rasti është duke u hetuar.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM-Fsh. Rogoqicë, Kamenicë, 27.03.2022 – 15:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej rreth 5 hektarësh. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
ZJARRVËNIE-Ferizaj 27.03.2022 – 00:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana deri më tani të panjohura i është djegur vetura e tij e cila ishte në garazhin e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.
ZJARRVËNIE-Samadrexhë, 27.03.2022-13:30. Dyshohet se deri sa ka qenë duke punuar në arat e tij i dyshuari mashkull kosovar ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina dhe për një moment zjarri është përhapur duke djegur rreth 50 ari fushë si dhe një vresht e pa punuar. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.
ZJARRVËNIE- Fsh. Bubël, Malishevë, 27.03.2022 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është duke u djegur një pjesë e madhe e malit pronë publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/