Nuk është vetëm Albin Kurti, ai që po i shijon “xhipat e zinj” të pushtetit.
Të mirat e pushtetit po i shijojnë edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë nisur të shijojnë frytet e ekzekutivit që me vite të tëra kishin kritikuar qeveritë e kaluara për to.
Një veturë zyrtare me targa civile e llojit “Peugeot”, të cilat shfrytëzohet kryesisht nga kabinetet politike dhe grupet parlamentare, sot është parë e parkuar para hyrjes së selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Vetura “Peugeot” me targa 01-522-LL është fotografuar para selisë së partisë në pushtet, përcjell Demokracia.com.
Këto vetura zyrtare që qarkullojnë me tabela civile, përveç atyre që lejohen nga MPB-ja, janë vetura që janë marrë me qira prej kohës kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj.
Ka vite që diskutohet që këto vetura të mos lëvizin pa targë zyrtare, megjithatë ato po vazhdojnë njëjtë edhe gjatë qeverisjes së LVV-së. /Demokracia.com/