Veturat zyrtare po vazhdojnë të keqpërdoren edhe gjatë fundjavave.
Pavarësisht se sot nuk është ditë pune, dikush nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka shfrytëzuar veturën zyrtare këtë të diel.
Demokracia.com ka siguruar fotografi ku shihet vetura zyrtare me targat “3Z 117 14”, e cila i përket MAPL-së, e parkuar në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Më poshtë ju sjellim fotografitë e realizuara gjatë ditës së sotme në fshatin Vitomiricë të Pejës.