Lajme
Vetura shkel një person në Korroticë të Drenasit
Demokracia
16:21 | 10 Nëntor 2022

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Korroticë të Drenasit, ku janë përfshirë një këmbësore dhe dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Hetimi i aksidentit është duke vazhduar nga njësiti i trafikut.

Të ngjashme