Auto&Tech
Vetura që  do të lexojë mendjen tuaj
Demokracia
20:10 | 12 Qershor 2021

Share:

Tesla filloi dorëzimin e versionit high-performance të makinave elektrike, Model S Plaid ditën e enjte përmes një eventi drejtpërsëdrejt nga pista testuese pranë fabrikës në Kaliforni.

Në fjalimin e mbajtur, Elon Musk tha se ky model i ri do të jetë “më i shpejtë se një Porsche dhe më i sigurtë se Volvo”, por më vonë ai tha se NHTSA nuk ka arritur akoma të vlerësojë Model S Plaid për sigurinë e saj, deklarata kontradiktore këto.

Para se ky version të prezantohej, Musk kishte premtuar se Model S Plaid do të arrinte shpejtësinë 100 km/h në më pak se 2 sekonda falë fuqisë 1,020 kuajfuqi që kjo makinë arrin të prodhojë. Shpejtësia maksimale e kësaj makine do të jetë 321 km/h, ndërkohë që autonomia e saj do të jetë 630 km.

Falë aftësisë së karikimit të shpejtë në Tesla Supercharger, makina do të arrijë të ofrojë 300 km në vetëm 15 minuta karikim.

Një tjetër karakteristikë e kësaj makine është timoni i “çuditshëm” yoke, bashkë me një ekran 17 inç touchscreen. Elon Musk tha se përmirësimet e bëra në sistemin Autopilot në të S Plaid mund të gjejnë se çfarë rruge një person dëshiron të ndjekë, duke minimizuar imputin e klientëve deri sa makina të “lexojë mendjen e tyre”.

 

Të ngjashme
Auto&Tech • 22 Prill 2024