Modele të Mercedes, BMW, Porsche dhe Maybach janë zbuluar në një garazh në Gjeorgji.
Koleksioni përbëhet nga modele të shumta Mercedes dhe BMW nga 50 vitet e fundit, por edhe vetura me simbolin Porsche, Maybach …
Ndër makinat, fotot e të cilave u postuan në faqen GTboard në Facebook janë të BMW M3 e30, M3 e36, M5 e34, Mercedes E500 W124, Lancia Delta HF Integrale dhe shumë të tjerë.
https://www.facebook.com/GTBOARD/posts/10158372753178495
Automjetet dyshohet se i përkasin një koleksionisti pa emër nga Gjeorgjia dhe “garazhi”, ndodhet në kryeqytet, Tbilisi.
Edhe pse makinat në foto janë të mbuluara nga një shtresë pluhuri, duket se ato janë mjaft të ruajtura dhe se u duhet vetëm një larje e mirë për të shkëlqyer me shkëlqim të plotë.
Gjithashtu thuhet se automjetet kanë shumë pak të kaluara dhe disa prej tyre i përkasin serive të kufizuara, kështu që ato kanë një vlerë të madhe në tregun e koleksionistëve.