Lajme
Vetura humb kontrollin dhe përplaset në një lokal në Mitrovicë
Demokracia
09:12 | 11 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Drejtuesi i automjetit ka humb kontrollin mbi veturë dhe është përplasë në një lokal në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Në raportin e policisë thuhet se si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i automjetit i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, përcjell Demokracia.com.

“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 10.07.2021 ─ 23:57. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku e përfshirë ka qenë vetëm një veturë me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me ç’rast drejtuesi humb kontrollin mbi veturë dhe përplaset në një lokal. Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i automjetit i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar më tej se rasti nën hetime./Demokracia.com/

Të ngjashme