Lajme
Vetura godet rëndë një këmbësor në Halabak të Podujevës, arrestohet i dyshuari
Demokracia
09:02 | 27 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Halabak të Podujevës, ku një këmbësor është goditur nga një veturë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Halabak të Podujevës.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës ngasësi e ka goditur me veturë të tij këmbësorin pasi që nuk i ishte përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore këmbësorit, shkruan Demorkacia.com.

Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Lluzhan dhe më pas është dërguar në QKUK ku edhe është duke vazhduar shërimin.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme