Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë është goditur nga vetura minuta me parë në rrugën ”Adem Jashari”.
Për shkak të lëndimeve të marra, prokurorja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi policisë, Driton Rugova.
“Rreth orës 14:30, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ” Adem Jashari” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një (1) veturë dhe një këmbësore, si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lendime trupore, viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Demokracia.com/