Lajme
Vetura godet për vdekje një këmbësore në Milloshevë
Demokracia
21:41 | 04 Tetor 2022

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Prishtinës, ku për pasojë një këmbësore ka humbur jetën.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në  rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, ka treguar Borovci.

Tutje ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rrugorë dhe se tashmë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë aksident, përderisa nuk ka dhënë ndonjë informatë për të arrestuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme