Një person ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në Gjilan.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident Trafiku me lëndime, të rënda”, ka thënë Hashani.
Ai ka treguar në detaje se viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan.
“Dyshohet se një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda. Njësitë policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmën e shpejte. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjente në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndërruar jetë si pas e lëndimeve të pësuara në aksident”, ka thënë tutje ai.
Hashani ka thënë se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit .
“Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti”, tha ai./Demokracia.com/