Lajme
Vetura godet për vdekje një 80-vjeçare në Zhabarë të Mitrovicës
Demokracia
22:00 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabarë.

Vetura ka goditur një këmbësore e moshës rreth 80-vjeçare dhe e njëjta si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të marra, ka humbur jetën.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Zhabarë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore”.

“Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshës rreth 80-vjeçare”, ka bërë të ditur Zahiti.

Të ngjashme