Lajme
Vetura godet një vajzë në Zubin Potok
Demokracia
10:13 | 17 Qershor 2024

Share:

Një vajzë është goditur nga një veturë të dielën në Zubin Potok.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore, e cila është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt.

“Zupqe, Zubin Potok / 16.06.2024 – 18:25. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tipit Mazda, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.

Të ngjashme