Një aksident me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar për Demokracia.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndërsa, zyrtarët policor nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit.