Lajme
Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë-Podujevë, Policia jep detaje
Demokracia
14:46 | 08 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja,  e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, përfundoi Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme