Lajme
Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Demokracia
15:16 | 16 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja,  e cila është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Sipas Ahmetit me rastin po merret njësiti i trafikut./Demokracia.com

Të ngjashme