Lajme
Vetura godet një këmbësore në rrugën Ferizaj – Prishtinë
Demokracia
12:38 | 11 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Një këmbësore është goditur nga një veturë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:30,  është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Informatacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Ai tha më tej se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./Demokracia.com/

Të ngjashme