Sot rreth orës 15:00 në rrugën Bill Clinton në Prishtinë një veturë ka goditur një këmbësore.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.