Lajme
Vetura godet një këmbësore në Krushë të Madhe, arrestohet shoferi
Demokracia
09:53 | 18 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 13:20 në Krushë të Madhe në komunën e Rahovecit.

I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme