Lajme
Vetura godet një këmbësore në Krushë të Madhe
Demokracia
19:54 | 17 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Mesditën e sotme një grua është goditur nga një veturë në fshatin Krushë e Madhe dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Teksa ishte duke e kaluar rrugën, një veturë e tipit “VW Golf”, ka goditur një këmbësore në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin për Demokracia.com, e ka konfirmuar Nusret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 13:00, policia është informuar se në fshatin Krushë e Madhe KK-Rahovec, kishte ndodhë aksident me lëndim të rënda trupore, të involvuar një automjet dhe një këmbësorë. Deri te aksidentit kishte ardhur kur i dyshuarin kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij te llojit VW Golf, në aksin rrugor  Prizren –  Gjakovë, dhe  në dalje te fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pa kujdesia dhe duke mos iu përshtatur shpejtësinë e godet viktimën/këmbësoren e cila në momentin  kishte qenë duke kaluar rrugën”, ka deklaruar Gjurkaj.

Ai ka thënë se si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit e më pas në Emergjencën e QKUK-së.

“E lënduara pas aksidentit dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Prizren dhe pastaj për shkak të lëndimeve të rënda trupore dërgohet në QKUK-Prishtinë”, ka treguar Gjurkaj.

Tutje ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, përderisa Policia e Kosovës është duke e hetuar këtë rast. /Demokracia.com/

Të ngjashme