Lajme
Vetura godet një këmbësore në Gjilan
Demokracia
08:37 | 20 Maj 2023
Ilustrim

Share:

Një veturë ka goditur një këmbësore ditën e premte në Gjilan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Esat Berisha”, rreth orës 13:10.

“Një i dyshuar i panjohur deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e godet viktimën femër kosovare- këmbësore (e mitur) dhe largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin PK-së.

Sipas Policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi./Demokracia.com/

Të ngjashme