Një këmbësor është goditur nga një veturë në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e ka konfirmuar këtë për Demokracia.com.
“Rreth orës 19:30, në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”, ka treguar Borovci.
Tutje Borovci ka thënë se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor dhe rasti është duke u hetuar.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, theksoi Borovci. /Demokracia.com/