Rreth orës 11:00 të së dielës, një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën ‘Pashko Vasa’ në Gjakovë.
Lajmin për Demokracia.com e zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Për shkak të lëndimeve, pastaj është dërguar në spital, për trajtim të mëtejmë mjekësor. Deri te aksidenti ka ardhur, derisa vozitësja kishte qene duke drejtuar automjetin përgjatë rrugës Peje –Gjakove dhe me te arritur ne hyrje te qytetit te Gjakovës pikërisht ne rrugën P. Vasa, papritur me pjesën e parme të anës se djathë e godet këmbësorin, pas goditje e dyshuara ndalet dhe i kishte dhen ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shkak te lëndimeve dërgohet ne spital dhe sipas mjekut kujdestar në emergjencën e Spitalit rajonal Gjakovë, viktima kishte frakture në këmbën e majtë”, tha Gjurkaj.
Ai tha më tej se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij rasti shkon ne procedurë të rregullt./Demokracia.com/