Lajme
Vetura godet dy vajza në lagjen Aktash në Prishtinë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes
Demokracia
22:35 | 28 Qershor 2022

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Agim Ramadani, përkatësisht në lagjen Aktash.

Vetura ka goditur dy vajza, këmbësore të cilat kanë pësuar lëdime trupore – ndërkaq shoferi menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ato janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Rasti ka ndodhur rreth orës: 22:00.

Demokracia.com ka provuar me Policinë e Kosovës por ata ende nuk janë përgjigjur.

Të ngjashme