Lajme
Vetura godet dy këmbësorë në Shtime, ngasësi ik nga vendi i ngjarjes
Demokracia
11:31 | 16 Prill 2023

Share:

Një vozitës në Shtime ka goditur me veturë dy meshkuj kosovarë, dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Anton Qeta”, në mbrëmjen e së shtunës.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Rr. Anton Qeta, Shtime 15.04.2023 – 19:07. Raportohet për një aksident trafiku me lëndime. Në aksident trafiku të përfshirë janë një drejtues i një veture NN e cila nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe dy këmbësor meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se rasti në procedurë hetimore./Demokracia.com/

Të ngjashme