Dy këmbësore i ka shkelur një veturë që po drejtohej nga një grua, dje në fshatin Velekincë të Gjilanit.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se këmbësoret kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar trajtim mjekësor, përcjell Demokracia.com.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Velekincë, Gjilan, 20.02.2022-18:00. E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë dy viktimat femra kosovare, të cilat ishin duke kaluar rrugën. Viktimat për shkak të lëndimeve kanë pranuar mjekësor në emergjencë në Gjilan, pastaj janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/