Lajme
Vetura e OKB-së futet në rrugë njëkaheshe në Prishtinë
Demokracia
10:28 | 26 Maj 2023

Share:

Duket që misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, përveçse nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës, nuk i njeh mirë as rregullat e komunikacionit.

Gazeta Nacionale ka siguruar një foto ku shihet një veturë e këtij misioni duke hyrë një rrugë njëkahore.

Shkelja e rregullave të komunikacionit ka ndodhur sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Shoferit të kësaj vetura nuk i ka bërë përshtypje shenja se rruga është njëkaheshe dhe hyrja në atë rrugë është e ndaluar.

Të ngjashme