Lajme
Vetura e godet një këmbësor në Prishtinë
Demokracia
11:55 | 03 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Ai tregoi më tej se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Demokracia.com/

Të ngjashme