Lajme
Vetura e ekipit të ATV-së dëmtohet në Zveçan
Demokracia
14:24 | 30 Maj 2023

Share:

Mëngjesin e sotëm, vetura e ATV-së ka qenë cak i sulmit nga protestuesit serbë.

Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë shpërthyer gomat veturës me qëllim të pengimit të raportimit.

“Kjo situatë me të cilën po përballën gazetarët është tejet shqetësuese dhe po rëndohet çdo herë e më shumë, pasi ata po vazhdojnë të jenë target i protestuesve serbë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë kolegëve gazetarë, kameramanë, fotoreporterë dhe shoferët e ekipeve të tyre, që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në rast nevoje t’i drejtohen për ndihmë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje.

Të ngjashme