Tre persona janë lënduar të hënën pas mesnatës si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën “Westley Clark” në Pejë. Vetura ka dal nga rruga dhe ka hyrë në xhami.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 01:30 policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Me të arritur në vendngjarje është kuptuar se bëhet fjalë për vetaksident. Vetura ka kaluar prej rrugës ka hyrë në xhami” , tha Gashi.
Ai tha më tej tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Pas tretmanit, ata janë liruar./Demokracia.com/