Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit të Kosovës, meqë e njëjta mori 57 vota nga 61 sa nevojiten.
Deputeti Veton Berisha ka votuar pro zgjedhjes së Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit të Kosovës, teksa deputetja Duda Balje nuk ka marrë pjesë fare në votimin për Haxhiun.
Në momentin kur o votua kandidatura e Haxhiut në sallë ishin 115 deputetë. Deputetët e LDK’së votuan kundër, ata të Nismas abstenuan, teksa PDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim.
Berisha e paralajmëroi votën pro për Kryetar të Kuvendit para fillimit të seancës, teksa për Qeverinë tha se s’ka marrëveshje.