Lajme
Vetoja e Turqisë për Finlandën dhe Suedinë| Stoltenberg: Çështja nuk zgjidhet në samitin e ardhshëm
Demokracia
07:41 | 13 Qershor 2022

Share:

Bllokimi i Turqisë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO mund të mos zgjidhet në kohë për samitin e Aleancës të planifikuar për në fund të këtij muaji, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg u shpreh se NATO po punon shumë për të zgjidhur çështjet legjitime, siç i quajti ai të paraqitura nga Turqia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka theksuar vazhdimisht më herët që të dy vendet të pranoheshin “me krahë hapur”, por Turqia bllokoi kandidaturat e tyre.

Ankaraja i akuzon ata se i ofrojnë strehim Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një organizatë që Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë e përshkruajnë si “terroriste”.

“Unë do të doja që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij finlandez Sauli Niinisto. Megjithatë, “samiti i Madridit nuk ishte kurrë një afat përfundimtar,” tha ai.

Në fillim të qershorit, gjatë një vizite në Uashington, Stoltenberg deklaroi se qëllimi i tij ishte ta zgjidhte çështjen përpara samitit të NATO-s më 28 qershor. Stoltenberg shtoi se Ankaraja kishte shprehur “shqetësime legjitime”.

“Duhet të kuptojmë dhe të kujtojmë se asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste sesa Turqia. Dhe se Turqia është një aleat i rëndësishëm me një vendndodhje strategjike gjeografike”, theksoi ai.

Çdo marrëveshje anëtarësimi në NATO duhet të miratohet unanimisht nga 30 anëtarët e saj.

Të ngjashme