Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin e gjimnastikës në Amerikë, transmeton Demokracia.com.
Ish-trajneri, 64-vjeçar, i Kombëtares së Amerikës në gjimnastikë, John Geddert i dha fund jetës së tij ditën e djeshme, menjëherë pasi u bë publike ngritja e akuzave ndaj tij për abuzime seksuale ndaj gjimnasteve të tij në palestrën e tij në Miçigan.
Sipas policisë trupi i tij u gjet gjatë orëve të pasdites të së enjtes. Ish-trajneri do të duhej të shfaqej para gjykatës së fundmi. ‘Është fundi i një historie tragjike për të gjithë personat e përfshirë-tha Prokurorja e Përgjithshme e Miçiganit, Dana Nesel.
John Geddert u akuzua për një sërë krimesh. Përveç akuzës për abuzime seksuale, mbi ish-trajnerin rëndojnë edhe ato për trafik të qenieve njerëzore dhe për organizatë kriminale. /Demokracia.com