Mbrëmë është vetëvrarë një polic, në fshatin Ranillug, shkruan Demokracia.com
Mbrëmë në fshatin Ranillug ka bërë vetëvrasje një pjesëtar i Policisë së Kosovës para stacionit policor.
Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjilan.
“Dyshohet se dje, më 31 Janar 2021, në hyrje të stacionit policor në Ranillug, një zyrtar policor me armë zyrtare ka kryer vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka treguar Xheladini për Demokracia.com.
Detaje po ashtu kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për një pjesëtar me inicialet R.H., i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug./Demokracia