Lajme
Vetëvritet një 34-vjeçar në Rahovec, Policia jep detaje
Demokracia
21:43 | 07 Prill 2023

Share:

Një person ka kryer vetëvrasje në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar se në fshatin Drenoc, viktima mashkull i lindur në vitin 1989, rreth orës 10:00 është gjetur i varur në një lis. Ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha ai.

Elezaj tha më tej se njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast  “Hetim i vdekjes”.

Sipas Policisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme