Lajme
Vetëvendosje vazhdon propagandën e saj me një video të re
Demokracia
20:41 | 18 Tetor 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tjetër video ku akuzon qeveritë e mëhershme për keqqeverisje, këtë herë për sektorin e energjisë.

VV, e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës për pothuajse dy vite, ka numëruar disa prej sukseseve të saj në sektorin e energjisë, ndërsa akuzon qeveritë e mëhershme se i kanë lënë në terr qytetarët e Kosovës.

“Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa”, thuhet në përshkrimin e videos.

“Në videon më poshtë do të mund të shihni veprimet e Qeverisë për më pak se dy vite në sektorin e energjisë, dhe 20 vitet paraprake se si është rrënuar ky sistem”, thuhet tutje.

Për gjendjen e rënduar të furnizimit me energji elektrike si dhe shtrenjtimin e faturave në kohën e qeverisë Kurti, VV ka shpjeguar krizën energjetike në Evropë, duke e arsyetuar edhe gjendjen e vështirë në Kosovë.

Të ngjashme