Lajme
Vetëvendosje u rikthehet “metodave të vjetra”: Popullit i kërkon t’i shkruajë ndërkombëtarëve për Asociacionin
Demokracia
23:14 | 29 Janar 2023

Share:

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët të cilët kanë ndikim në vendet perëndimore që t’u shkruajnë letra personave me ndikim jashtë vendit dhe të iu tregojnë se, siç thotë ai, Kosovës po i bëhet trysni e padrejtë për çështjen e Asociacionit.

Ndaj kësaj kërkese të Zaimit, ka reaguar politologu Eroll Gashi, i cili mendon se kjo thirrje nuk është thjesht naivitet, por strategji që “të fajësohet” populli në për themelimin e Asociacionin.

“Qy bre kujt ia keni dhanë pushtetin! A i keni marrë ju mbi 50% të votave që diaspora me jau ndalë Zajednicën tu iu shkru “profesorëve, sportistëve e biznesmenëve” letra, a? A jeni more ju në vete?” – pyet Gashi.

Sipas tij, kjo thirrje është strategji e pushtetit që kur të krijohet “Zajednica” të thuhet se populli nuk dëgjoi kërkesën që t’u shkruaj ndërkombëtarëve.

“Po, jeni. Se kjo thirrje nuk është thjesht naivitet i pafajshëm. Kjo është strategji që edhe pas krijimit të Zajednicës të thuhet se qeveria bëri çmos, por populli nuk u shkroi letra sa duhet “profesorëve, sportistëve e biznesmenëve” nëpër botë. Sidoqoftë, ju lumtë që po arrini me qenë njëkohësisht kaq qesharakë e të dëmshëm.”- mendon Gashi.

Të ngjashme