Lajme
Vetëvendosje shpërndan fake news, thotë se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga programi i BE-së
Demokracia
18:50 | 12 Maj 2023

Share:

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme njoftoi për një marrëveshje të nënshkruar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ku Kosova bëhet pjesë e programit të BE-së që quhet programi i “Tregut të Vetëm”. Në njoftimin e tyre në Facebook, faqja e LVV-së ka gënjyer dukë thënë se “4.2 miliard euro përfiton Kosova” përmes këtij programi.

Kjo shifër stratosferike për të cilën VV ka njoftuar se i përfiton vetëm Kosova, në fakt është një paketë e financuar nga BE-ja për të mbështetur dhe forcuar qeverisjen e tregut të vetëm.

Pra Kosova, nuk është përfituese e vetme e 4.2 miliardë eurove siç pretendohet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Programi “Tregu i përbashkët”, sipas sqarimit në faqen zyrtare të Komisionit Europian, “u mundëson qytetarëve të jetojnë, punojnë dhe udhëtojnë kudo që dëshirojnë dhe u ofron konsumatorëve mbrojtje dhe zgjedhje më të madhe të produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë me çmime më të ulëta me një buxhet prej 4.2 miliardë eurosh për periudhën 2021-2027.”, shkruan Nacionale

I njohur si “Single market program”, programi ndihmon tregun të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të sigurojë rimëkëmbjen e Evropës nga pandemia COVID-19.

“Programi i Tregut të Vetëm (SMP) është programi financues i BE-së për të ndihmuar tregun e vetëm të arrijë potencialin e tij të plotë dhe të sigurojë rimëkëmbjen e Evropës nga pandemia COVID-19. Me 4.2 miliardë euro gjatë periudhës 2021-2027, ofron një paketë të integruar për të mbështetur dhe forcuar qeverisjen e tregut të vetëm”, thuhet në shpjegimin e Komisionit Evropian për këtë program.

Të ngjashme