Lajme
Vetëvendosje nuk e pranon as vendimin e Supremes, insiston të garojë me 110 kandidatë
Demokracia
23:51 | 29 Janar 2021

Share:

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Pasi e kanë pranuar vendimin e kësaj gjykate, nga LVV-ja pretendojnë se ky vendim i kundërvihet aktgjykimit të Kushtetueses.

LVV shprehen se po mundohet të pamundësohet mbajtja e zgjedhjeve të 14 shkurtit, por sipas tyre ato do të mbahen.

“Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e LVV-së, shkruan Demokracia.com.

Theksojmë se gjatë së premtes, Gjykata Supreme ia ndaloi Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut kandidimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje: 

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare. /Demokracia.com/

Të ngjashme