Lajme
Vetëvendosje kërkon konfiskimin e pasurisë, derisa deputetët e saj peshojnë “miliona euro”
Demokracia
14:45 | 07 Korrik 2022

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka argumentuar sot në Kuvendin e Kosovës pse deputetët duhet që të votojnë projektligjin për themelimin e Byrosë së Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Argumentimi i saj ka nxitur debat në Kuvendin e Kosovës, posaçërisht nga deputetët e opozitës, të cilët kanë cituar vërejtjet të cilat i ka cekur Komisioni i Venecias në lidhje me këtë projektligj.

Mangësi e rekomandime janë renditur në opinionin e Komisionit të Venecias në shqyrtimin e këtij projektligji. Sipas këtij Komisioni, krijimi i një mekanizmi të tillë duhet të rregullohet e implementohet në pajtim me Kushtetutën

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje si sponsorizuese këtij projektligji, duket se më së shumti punë do të ketë me verifikimin e pasurisë së deputetëve të saj.

Në deklarimin e pasurisë për vitin e fundit, 59 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë ndër më të pasurit në Kuvendin e Kosovës dhe peshojnë miliona euro në pasuri të paluajtshme, të luajtshme dhe në para kesh.

Deputeti Gramoz Agusholli ka deklaruar 1 milion e 800 mijë euro pasuri të paluajtshme, Halil Thaçi mbi 1 milion, Jahja Kokaj 1 milion e 165 mijë euro, Gani Krasniqi 955 mijë euro, Dimal Basha 712 mijë euro Ekrem Mustafa 980 mijë euro, Luan Aliu 550 mijë euro, Fitim Haziri 560 mijë euro etj.

Më poshtë gjeni dokumentin me deklarimin e pasurisë të të gjithë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas formularëve që i kanë deklaruar vet në Agjencinë Kundër Korrupsionit. /Demokracia.com/

Të ngjashme