Lajme
Vetëvendosje e shpërblen me pozitë të rëndësishme ish-anëtarin e partisë së gruas së Millosheviqit
Demokracia
12:44 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Tani që Qeveria e Kosovës mbushi bordet e ndërmarrjeve publike me njerëz politik, procesi i politizimit të ndërmarrjeve publike po vazhdon. Faruk Mujka, ish-kryetar i Vetëvendosjes në Mitrovicë, është shpërblyer nga partia me pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.

Për ta vënë Mujkën në këtë pozitë, njeriun e besuar të kryeministrit Albin Kurtit, i cili është përfolur se ka qenë anëtar i partisë së gruas së kriminelit Sllobodan Millosheviq, Mira Markoviq, ka pasur shkelje edhe të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, shkruan Demokracia.com.

Ai ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të Mitrovicës deri sa i humbën zgjedhjet nga Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar edhe listën me rezultatet nga intervistimi për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.

Në këtë pozitë kishin konkurruar 27 persona, por besimi për të udhëhequr me këtë ndërmarrje, ndonëse ka pasur më pak pikë se kundërkandidati pritet t’i jepet Mujkës, që aktualisht është shef i grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut.

Nga lista që ka siguruar Demokracia.com, shihet se kandidati me më së shumti pikë është poentuar kandidati Luan Hoti, i cili ka marrë 65 pikë.

Me 60 pikë, po aq sa Mujka është poentuar edhe kandidati Xhavit Buzhala, shkruan Demokracia.com.

 

Se ishte pjesë e partisë JUL, e cila udhëhiqej nga gruaja e Millosheviçit, ai nuk e ka mohuar asnjëherë.

Në një postim në Facebook, Mujka nuk e mohoi të ketë qenë pjesë e saj, por vetëm tha se këtë gjë nuk ia kanë përmendur komandantët e famshëm në takimet që ka pasur me ta.

“P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës.”, shkroi ai në facebook.

Sipas tij, mos përmendja e një gjëje të tillë automatikisht nënkupton se ai s’ka qenë pjesë e asaj partie.

“Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua në jull. Rrugë të tretë nuk ka.”, shtoi Mujka. /Demokracia.com/

Të ngjashme