Sport
Veteranit të hendbollit Enver Demaku i organizohet akademi përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes
Demokracia
16:57 | 14 Tetor 2023

Share:

Në nderim të veprimtarisë sportive për hendbollistin e shquar Enver Demaku, në njëvjetorin e vdekjes së tij, Klubi i Hendbollit ‘’Drenica’’ dhe Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport e Komunës së Drenasit organizojnë Akademi Përkujtimore më 19 tetor, duke filluar nga ora 11:00.

Akademia përkujtimore për hendbollistin e njohur drenicas mbahet në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Drenas.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë ngjarje përkujtimore do të shpaloset kontributi i madh i hendbollistit Enver Demaku, të cilit do t’i ndahet edhe një mirënjohje.

Të pranishëm në këtë akademi përkujtimore do të jenë edhe përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ish-hendbollisti i dalluar i Drenicës, Enver Demaku, ishte ikonë e klubit drenicas. Ai e kishte filluar karrierën në vitin 1967, sa ishte nxënës në shkollën fillore. /Demokracia.com/

Të ngjashme