Lajme
Veterani i kontestuar i UÇK-së? – Historia e Kurtit me luftën nga refuzimi i armëve e deri te kërkesa për rishikim listash të luftëtarëve të lirisë
Demokracia
22:31 | 02 Prill 2022

Share:

Në mesin e 60 mijë veteranëve të UÇK-së është përmendur edhe emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Veteran prej vërteti apo veteran i rrejshëm? Një diskutimi i fundit në opinionin publik ka vënë në temë diskutimi statusin e kryeministrit Albin Kurti si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krejt kjo erdhi pasi vet kryeministri deklarojë se nuk janë 60 mijë veteranë të UÇK-së dhe se lista e tyre do të pastrohet nga “deformimet” e tilla. Por, a ishte Kurti ushtari i UÇK-së?

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Sylejman Selimi përmes një deklarate të tij kishte treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ne jemi takuar disa herë gjatë luftës me të”, kishte thënë ai.

Se çfarë përgjegjësish kishte Kurti si ushtar i UÇK-së, kishte treguar bashkëpartiaku i tij, Rexhep Selimi. Selimi kishte thënë se se Sylejman Selimi si Komandat i Përgjithshëm i UÇK-së, ka vendosur që Albin Kurti të mos dilte në vijat e frontit si ushtar por që të punonte në Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të cilën e drejtonte Adem Demaçi.

“Kurti ka qenë ushtar. Selimi si komandat i zonës, apo si Komandant i Përgjithshëm më vonë nga i cili Kurti ka kërkuar rekrutimin në fund të 98-ës ose në verën e 98-ës, ka kërkuar që ai [Kurti] të jetë pranë bacës Adem në zyrën e UÇK-së në Prishtinë. Nuk e di se cili nga ne do të kishte pasur guxim që të qëndronte në atë kohë në Prishtinë”, ishte shprehur Selimi.

Mirëpo, një deklaratë e Albin Kurti me 16 mars të vitit 1998 po ‘tradhton’ fjalët e dy komandantëve Sylejman Selimit e Rexhep Selimi.

“Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë, mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, kishte deklaruar Kurti.

Por, për ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, Kurti nuk ka qenë asnjëherë ushtar e as vetranë. Ai thotë se Kurti s’ka qenë ushtar dhe se s’ka guxuar që të kapë armën edhe pse është lutur për një gjë të tillë.

“As s’u kanë ushtar… dihet ku u kanë o burrë a pe din, e kemi lutë me i kapë armët s’ka guxu a pe din…”, ka thënë Lushtaku.

Se Kurti nuk është veteran i UÇK-së, kishte deklaruar edhe Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai thotë se kryeministri kishte dhënë dorëheqje nga UCK më 2 mars 1999.

Siç edhe e parasheh ligji, veteranë është personi që qëndron deri në fundin e luftës.

“Kurti është angazhuar në UÇK në gusht të vitit 1998 dhe ka dhënë dorëheqje prej saj më 2 mars 1999. Siç edhe e parasheh ligji, veteranë është personi që ka qëndruar deri në fundin e luftës së UÇK-së. Ne e dimë që lufta ka përfunduar në qershor, pra 3 muaj pasi Kurti ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Molliqaj.

Polemikat e veteranëve të UCK-së, Kryeministri ka vendosur t’i jap fund. Në një takim me Faton Klinakun, nga organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti ka vënë në diskutim mundësinë e pastrimit të listave të veteranëve.

Pasi sipas tij, nuk janë 60 mijë veteranë të UÇK-së ashtu si janë regjistruar vite më parë, por 20 mijë persona dhe se “deformimet” e tilla duhet të mënjanohen, shkruan Insajderi.

Demokracia.com ka raportuar dje për dy kolegë të Kurtit në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë, këngëtarin Afrim Muçiqi dhe politikanin në kohës së ish Jugosllavisë, Azem Vllasi.

Flet kolegu i Kurtit nga Zyra e Demaçit, Afrim Muçiqi: E mbaj mend kur dha dorëheqje Kurti, unë s’e mora statusin e veteranit

Ata kanë folur ekskluzivisht për Demokracia.com, duke treguar edhe për dorëheqjen e Kurtit nga kjo zyre më 2 mars të vitit 1999 dhe për punët me të cilat kryeministri aktual është marrë asokohe.

Vllasi tregon çfarë i kishte thënë Demaçi për rolin e Kurtit në zyrën e tij: “Më ndihmon me çështje teknike me kompjuterë”

 

 

Të ngjashme