Lajme
Veterani gjeti 193 euro në rrugë, 8 muaj burg e 500 euro dënim!
Demokracia
20:22 | 14 Maj 2025

Share:

Gjendja e rëndë ekonomike e shtyu të mos e dorëzojë në polici një kuletë që e gjeti në rrugë.

Brenda saj ishin 193 euro, para që për të ishin mundësi për t’ia dalë atë muaj.

E për këtë veprim, 49-vjeçari nga Fushë Kosova u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Më 24 shkurt 2025, ai u dënua me 7 muaj burgim efektiv, 500 euro gjobë dhe detyrim që t’ia kthejë shumën e marrë qytetarit që kishte humbur kuletën.

Ai u shpall fajtor për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”

Veprën e pranoi vetë i akuzuari.

Para trupit gjykues, ai kishte thënë se kishte vepruar i shtyrë nga halli, për shkak të kushteve të rënda ekonomike në të cilat jetonte me dy vajzat e tij të vogla.

Për avokatin e tij, Bajram Zogiani, dënimi është i ashpër dhe i pamerituar në rrethana të tilla.

Avokati Zogiani ka paralajmëruar ankesë në shkallë të dytë.

Kiks Kosova ka kërkuar sqarime edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës lidhur me zhvillimet hetimore të këtij rasti, por deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Të ngjashme