Lajme
Veteranët paralajmërojnë sërish protestë para Kuvendit
Demokracia
10:22 | 20 Qershor 2022

Share:

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar sërish protestë nëse nuk përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale.

Ushtruesi i detyrës së Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se veteranët do të protestojnë në ditën që në seancën e Kuvendit të Kosovës do të jetë leximi i dytë i këtij projektligji, shkruan Demokracia.com.

“Ashtu siç nuk e kemi pranuar okupimin, nuk pranojmë politizim të çështjes së veteranëve 23 vjet pas luftës. Në takim me kryeministrin nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Kurti vazhdon të insistojë në qëndrimet e tij diskriminuese, me tendencë politizuese ndaj çështjes së veteranëve dhe nuk plotësoi kërkesën tonë që është minimale, jo diskriminim për ligjin për pagën minimale. Kryeministri ka premtuar se do të dalë me propozim për këtë çështje. Është koha që të përmirësohet ky gabim i propozuar nga Qeveria”, ka thënë ai.

Klinaku ka thënë se do të presin se çfarë propozime do t’u japë kryeministri Albin Kurti, por sipas tij kjo nuk është çështje ofertash.

Të ngjashme