Lajme
Vetëplagoset me armë zjarri polici i burgjeve në Tiranë
Demokracia
22:06 | 15 Maj 2023

Share:

Një person është vetëplagosur me armë zjarri të hënën në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur tek parkimi i urgjencës së Pediatrisë, ku shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Euronews

Të ngjashme