Lajme
Vetëm televizioni i familjes së këshilltares së Kurtit, KTV dhe portali i VV-së nuk e bojkotuan konferencën e Rozeta Hajdarit
Demokracia
15:02 | 01 Gusht 2023

Share:

Gazetarët në mënyrë të organizuar e kanë bojkotuar sot konferencën e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kjo në shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për shfuqizimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Në sallë për ta përcjellë konferencën kanë mbetur vetëm KTV-ja dhe KosovaNews, mediumi i afërt me pushtetin.

Ndyshe vajza e Veton Surroit, Zoja Surroi është Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e kryeministrit Albin Kurti.

 

Të ngjashme