Lajme
“Vetëm përpara”| Mitsotakis i ‘vjedh’ Ramës moton e fushatës
Demokracia
12:33 | 20 Maj 2023

Share:

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti tubimin e tij të fundit të fushatës në Athinë, për një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare.

Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve me pamje nga Akropoli, Mitsotakis u kërkoi votën për të vazhduar duke ecur përpara për vendin. Ashtu si homologu i tij në Shqipëri Edi Rama edhe Mitsotakis zgjodhi të njëjtën moto për këto zgjedhje.

“Kë doni për kryeministër të këtij vendi? Kështu do të përgjigjen qytetarët. A duam që Demokracia e Re të vazhdojë punën e saj? Po? Ose jo? Zgjedhja është nëse do të shkojmë përpara apo do të shkojmë prapa. Unë personalisht kam bërë një bilanc të këtyre katër viteve, kam parë sukseset dhe dobësitë tona, kam peshuar veten dhe përgjegjësitë e mia në pasqyrë. Mund t’ju shikoj në sy dhe të them me gjithë sinqeritet se unë po përpiqem. Meqë është detyra ime, i kam dhënë shpirtin përgjegjësisë që më dhatë për të qeverisur vendin dhe këtë do të vazhdoj të bëj”.

Të ngjashme