Lajme
Vetëm një njohje nga 2018-ta, dështimet e tanishme dhe sukseset e diplomacisë kosovare në të kaluarën
Demokracia
21:40 | 31 Janar 2022

Share:

Kosova edhe në vitin 2021 nuk shënoi progres në politikën e jashtme. As në vitin që lamë pas nuk kishte njohje të reja dhe anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Që nga viti 2018 Kosova deri më sot Kosova ka pranuar vetëm një njohje.

Kosova dhe Izraeli njohën njëra në shtator të viti 2021 në kuadër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Megjithatë në të kaluarën Kosova kishte korrur suksese në diplomacinë e jashtme, shkruan Demokracia.com.

Që nga shpallja e Pavarësisë me 14 shkurt të viti 2008 deri me 2018 Republika e Kosovës kishte siguruar plotë 116 njohje të reja, derisa kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me 92 shtete dhe me 24 të tjera kishte marrëdhënie diplomatike të pavendosura.

Gjatë viti 2008, kur Kosova shpalli Pavarësinë, nën qeverisjen e Hashim Thaçit, kishte pranuar 27 njohje nga shtetet e ndryshme të botës në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, nën qeverisjen e Thaçit, nga viti 2009 deri në vitin 2014 Kosova kishte pranuara plotë 47 njohje të reja.

Ndërsa në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër gjatë vetive 2014-2017 Kosova kishte pranuara 15 njohje të reja.

Nga 9 shtatori deri në shkurt të 2020, kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër Kosova kishte pranuara vetëm 4 njohje të reja.

Më 4 shtator të viti 2021, kur Avdullah Hoti po udhëhiqte me ekzekutivin, Kosova mori njohje nga shtetit i Izraelit në kuadër të marrëveshjes më Serbinë në Uashington.

Albin Kurti mori sërish Qeverinë në mars të 2021-s, por Kosova ende nuk ka papranuar asnjë njohje dhe nuk është anëtarësuar në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Ndërsa, deri në vitin 2017 Kosova ishte anëtarësuar në 57 organizata ndërkombëtare.

Deri më tani as Ministria e Punëve të Jashtme, por as Zyra e kryeministrit nuk kanë treguar nëse janë duke hartuar ndonjë strategji për t’i sjellë njohje të reja shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, zyrtarë të Beogradit kanë paralajmëruar t’i rikthehen fushatës për anulimin e njohjeve të Kosovës dhe pengesave në mësymjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Sipas zyrtarëve serbë, numri i shteteve që kanë tërhequr njohjet për Kosovën ka shkuar në 15.

Pas aplikimeve, Kosova pati dështuar të anëtarësohej në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) dhe në Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO). Nuk është pjesë as e Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. /Demokracia.com/ 

Më poshtë Demokracia.com ju sjell listën e plotë të sukseseve në diplomaci në të kaluarën.

 

 

 

Të ngjashme