Lajme
Vetëm një javë pas sulmit terrorist, Kurtit i bien ndërmend votat: Besimi në Qeveri është mbi 55%… bashkë drejt mandatit të ri…
Demokracia
12:16 | 01 Tetor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti veç një javë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ka nisur të flasë për vota.

Ai dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes përveç për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ka folur edhe për kënaqshmërinë e qytetarëve për punën e tij si kryeministër dhe për një mandat të ri qeverisës.

Kryeministri Kurti tha se sipas UNDP-së mbi 51 e qytetarëve janë të kënaqur me punën e tij si kryeministër.

“Matjet më të hershme të UNDP-së dhe barometrit publik të ballkanit, besimi në qeverinë është mbi 55% dhe është më i larti në Ballkan. Me këtë besim ecim përpara të gjithë, pra bashkë drejt mandatit të ri kur ti vjen koha”

“Sot kur po flasim mbështetja popullore për qeverinë është me e madhe se ditën qe u zgjodhëm në Kuvend me 67 vota me datë 22 mars të vitit 2021”, tha Kurti.

Të ngjashme